Kaos në Fshatin Olimpik

Sporti

Kaos në Fshatin Olimpik

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 13:08
Kaos në Fshatin Olimpik

Kaos në Fshatin Olimpik, pozitivë me koronavirus 12 agjentë të sigurisë!

Tokio po regjistron shifra alarmante të infektimeve me koronavirus (dita e dytë radhazi me 3170 raste të konfirmuara) dhe mjaft raste janë me variantin Delta. Kjo situatë ka alarmuar edhe organizatorët e Olimpiadës, pasi Covid-19 ka hyrë prej kohësh edhe në Fshatin Olimpik.

Mediat japoneze konfirmojnë se të paktën 12 agjentë të sigurisë që mbikqyrin Fshatin Olimpik kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ndërsa 38 të tjerë, që kanë qenë në kontakt të afërta me ta, janë vendosur në izolim të përkohshëm, në pritje të rezultateve të testit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat