Prezervativi e ndihmoi të fitonte medalje – sportistja i befason të gjithë në “Tokio 2020”

Sporti

Prezervativi e ndihmoi të fitonte medalje – sportistja i befason të gjithë në “Tokio 2020”

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 09:05
Jessica Fox

Sportistja australiane Jessica Fox e gjeti një mënyrë shumë të çuditshme për të ndihmuar veten në një moment.

27-vjeçares iu desh të dilte në planin B për të riparuar kanoen e saj në kohën kur garonte në finalen e sllallomit K1.

Edhe pse me 1001 peripeci, ajo mori medaljen e bronztë duke mbyllur kështu Lojërat Olimpike me dy medalje, pasi më parë kishte fituar medaljen e artë kur garonte në C1 individualisht.

Ishte vetë Fox që ndau në rrjete sociale një video pasi mbaroi gara ku tregoi se si e kishte përdorur kondomin për të riparuar kajakun e saj.

“Vë bast se nuk e dinit që prezervativët mund të përdoren dhe për këtë. Ata kanë shumë elasticitet dhe janë shumë të fortë”, shkruan Fox në postimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat