Qerimaj nuk ia del, renditet në vendin e 9 në renditjen e përgjithshme

Sporti

Qerimaj nuk ia del, renditet në vendin e 9 në renditjen e përgjithshme

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 13:11
Qerimaj nuk ia del, renditet në vendin e 9 në renditjen e përgjithshme

Erkand Qerimaj e mbylli në vendin e 9 në renditjen e përgjithshme të peshëngritjes në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020”.

Peshëngritësi shqiptar garoi në kategorinë deri në 81 kilogramë dhe ngriti 181 kilogramë dhe në total prej 338 kilogramë shtanga.

Ai u rendit i pari në baterinë B, por në përfundim të baterisë A, Qerimaj u klasifikua si i 9-ti në dygarësh në tabelën e përgjithshme.

Ai gjithashtu provoi të ngrinte pesha si 185, 187 kilogramë, por pa mundur dot t’ia dilte me sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat