Adam Peaty thyen rekordin

Sporti

Adam Peaty thyen rekordin

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 15:00
Adam Peaty thyen rekordin

Skuadra britanike e miksuar meshkuj femra e Adam Peaty theu rekordin botëror për të fituar garën 4×100 metra stil i përzier që përfshihej për herë të parë në Olimpiadë duke lënë pas Kinën dhe Australinë.

Katërshja britanike e përbërë nga Kathleeen Dawson, Peaty, James Guy dhe Anna Hopkin preku e para murin me kohën 3 minuta 37 sekonda e 58 të qindtat për të thyer rekordin e mëparshëm prej 3:38.41 që ishte vendosur nga Kina në Qingdao vitin e kaluar.

Kinezët ishin të dytët me kohën 3:38.86 dhe Australia fitoi medaljen e bronzit.

Ndërsa skuadra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e udhëhequr nga Caeleb Dressel nuk bëri më tepër se vendi i pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat