Një fitore dhe një humbje për Shalën në ditën e parë të garave

Sporti

Një fitore dhe një humbje për Shalën në ditën e parë të garave

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 06:31
Egzon Shala

Egzon Shala në të tetën e finales u ballafaqua me nënkampionin afrikan Djahid Berrahal nga Algjeria. Debutimi i Shalës në Lojëra Olimpike ishte debutim ëndrrash. Për më pak se një minutë luftë, Shala dy herë suksesshëm e kapi kundërshtarin, kurse pas kapjes së dytë, gjyqtarët i dhanë fitore..

Në çerekfinale, kundërshtari i Shalës ishte iraiani Amir Hoserin Zare. Fjala është për një mundës 20 vjeçar, 9 vjet më të ri se Shala dhe kampion boite si kadet e si junior, duke iu referuar statistikave zyrtare.

Zare fitoi në saje të epërsisë teknike, kurse pikëzimi në fund ishte 13:2 për iranianin.

Shala nesër në orët e paradites zhvillon luftën e para të repesazhit, ku përballet me kinezin Deng Zhivei, medalistin e bronztë të Kampionatit Botëror, të zhvilluar në Kazakistan para dy vjetëve, ku Shala përfundoi i pesti.

Kujtojmë që ai kampionat shërbeu edhe si kualifikime për Lojërat Olimpike të Tokios, që sic dihet është dashur të zhvillohen vitin e kaluar dhe janë shtyrë për shkak të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat