​Ambasada e Hungarisë dhuron ty tabela të teqbollit për Kosovën, premtohet mbështetje e vazhdueshme për këtë sport

Sporti

​Ambasada e Hungarisë dhuron ty tabela të teqbollit për Kosovën, premtohet mbështetje e vazhdueshme për këtë sport

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Ambasada e Hungarisë në Kosovë ka dhuruar në formë donacioni dy tabela te sportit te teqbollit ku njëra është e dedikuar për Komunën e Prisahtinës ndërsa tjetra për Komunën e Prizrenit.

Me rastin e pranimit të këtij donacioni, zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport Daulina Osmani falënderoi Qeverinë e Hungarisë duke thënë se kjo do ta ndihmojë shumë zhvillimin e këtij sporti të ri në Kosovë i cili ka nevojë për ndërtimin e infrastrukturës për zhvillimin e aktivitetit të tyre

Omani: Këto dy tabela janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e sportit te teqbollit në Kosovë

“Më lejoni të them që jam e nderuar që sot jam e pranishme në një event të tillë ku sporti i Kosovës po pranon donacion prej qeverisë hungareze dhe prej federatës botërore së teqbollit me dy tabela të teqbollit. Që të dya po dhurohen njëra për Komunën e Prishtinës dhe tjetra për Komunën e Prizrenit. Siç edhe e dimë teqballi është sport shumë i ri në Kosovë, momentalisht është një iniciativë e themelimit të Federatës së teqballit për të cilën i përgëzoj shumë edhe iniciatorët dhe klubet të cilat janë hapur. Po besoj që sportet të cilat kërkojnë infrastrukturë specifike, pa infrastrukturë edhe nuk mund të luhen dhe të zhvillohen kështu që këto dy tabela kanë qenë shumë të rëndësishme për zhvillimin e teqballit në Kosovë”., tha Osmani.

Osmani më tutje potencoi se përkundër se në Kosovë mungon infrastruktura sportive, rezultatet që po arrihen janë të jashtëzakonshme dhe pr këtë duhet të punohet më shumë në rregullimin e infrastrukturës për të gjitha sportet.

Osmani: Kosova ka nevojë për rregullimin e infrastrukturës sportive sepse rezultatet janë të jashtëzakonshme.

“Ajo që kisha dashur të shtojë është që përkundër rezultateve të jashtëzakonshme që jemi duke i treguar në fushën e sportit ka mungesë shumë të madhe të infrastrukturës mirëpo përveç investimit, zhvillimit të infrastrukturës në sport, paralelisht nuk duhet të harrojmë rëndësinë e zhvillimit të trajnerëve dhe profesionalizmit të trajnerëve në sportet e ndryshme, Kështu që po shpresoj edhe po besoj shumë që bashkarisht me qeverinë hungareze jo vetëm në sportin e teqbollit mirëpo edhe në sportet e tjera e bashkë edhe me Federatën Ndërkombëtare të teqbollit e kemi obligim të përbashkët zhvillimin e më tutjeshëm të këtij sporti në Kosovë.”, tha Osmani.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Sportit në Komunën e Prishtinës deklaroi se në Komunën e Prishtinës tashmë janë themeluar disa klube te teqbollit dhe se ky donacion nga Qeveria e Hungarisë është shumë i mirëseardhur. Ai shtoi se do të punohet që ky sport të shtrihet jo vetëm në Prishtinë por edhe në të gjithë Kosovën.

Rexha: Do të punojmë që sporti i teqbollit të shtrihet në të gjithë Kosovën.

“Në emër të Komunës së Prishtinës kam kënaqësinë ta pranoj këtë tabelë të tqbollit. Ne si komunë i kemi të regjistruara disa klube te teqbollit të cilat po i zhvillojnë aktivitetet e tyre në komunën tonë dhe ne do ta përkrahim federatën ndërkombëtare te teqbollit me ato mundësitë që kemi që ky sport të zhvillohet edhe në shtetin tone me gjitha të kapacitetet... Në ndoshta kemi probleme me infrastrukturë po përkrahja jonë do të jetë në të gjitha aspektet edhe në infrastrukturë edhe në të gjitha logjistika tjera që ky sport t’i shtrijë rrënjët e veta jo vetëm në komunën tone po por edhe në komunat tjera.”, tha Rexha.

Nga ana tjetër, Ambasadori i Hungarisë në Kosovë József Bencze duke e uruar Kosovën për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike dhe se me këtë donacion synojnë që ta çojnë sportin e teqbollit përpara jo vetëm në Kosovë por edhe në të gjithë botën.

Bencze: Duam që sportin e teqbollit ta çojmë pwrpara në Kosovë dhe në Evropë

“Fillimisht më lejoni ta uroj popullin e Kosovës për dy medaljet e arta olimpike. Teqbolli është një sport i ri, ne duam që ta çojmë këtë sport përpara, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë, dhe në mbarë botën. Shpresoj që ky sport të jetë i popullarizuar dhe atraktiv, dhe shpresoj qe teqbolli do të jetë pjesë e lojrave olimpike, jo në ato të radhës, mirëpo më vonë”, tha Bencze.

Krejtë në fund, në lidhje me këtë donacion foli edhe Sekretari i Federatës Ndërkombëtare të Teqbollit Mariu Vuzer Jr i cili deklaroi se teqbolli edhte pse është një sport i ri, tashmë është zyrtarisht disiplinë në Lojërat Olimpike Evropiane 2023 dhe se sipas tij ky donacion ishte shumë i nevojshmë për Kosovën. Ai po ashtiu bëri të ditur se Federata Ndërkombëtare është e gatshme të dhuroj ehe një kontigjent të pajisjeve për tech ball për Kosovën

Vuzer: Do ta ndihmojmë Kosovën me një kontingjent të pajisjeve

“Falënderoj ministrin e Punëve të Jashtme, dhe Tregtisë, dhe mbasadorin për këtë iniciativë, dhe të gjithë juve që keni ardhur sot këtu. Edhe pse është një sport i ri, techball është zyrtarisht disiplinë në lojrat evropiane 2023, Kosova po ashtu do të ketë përfaqësuesit e saj, kështu që mendoj se tani ka qenë koha e duhur për këtë donacion. Po ashtu shfrytëzoj rastin t'ju informoj se Federata Ndërkombëtare është e gatshme të dhuroj ehe një kontigjent të pajisjeve për tech ball për Kosovën.”, tha Vuzer

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat