Messi i siguron një fitim të madh legjendës së basketbollit amerikan

Sporti

Messi i siguron një fitim të madh legjendës së basketbollit amerikan

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 22:38
Ilustrim

Legjenda e basketbollit Michael Jordan është njëri prej atyre që përfitoi nga transferimi i futbollistit Lionel Messi në PSG.

Edhe pse shumë do të pyesin se cila është lidhja midis basketbollit dhe futbollit, gjëja është shumë e thjeshtë, ka të bëjë me Jordan që është në biznesin e prodhimit dhe shitjes së pajisjeve sportive.

Kalimi i Messit në Paris shkaktoi histeri të vërtetë në mesin e tifozëve të klubit francez, të cilët nxituan të blejnë kopjen e tyre të fanellës me numrin 30.

Të gjitha fanellat u shitën në vetëm një orë në internet, ndërsa një ditë më vonë, kishte një radhë të madhe para dyqanit të klubit.

Është llogaritur se Paris Saint-Germain shiti fanellat e Messit javën e kaluar për 117 milionë euro.

Nga ai total, besohet se Jordan fitoi 5.87 milionë euro, pasi marka e tij është prodhuesi i fanellave të PSG-së.

Sipas kontratës me "shenjtorët", kompania amerikane merr pesë për qind të shitjes së fanellave.

Kjo sigurisht nuk është e parëndësishme, Jordan i duhej një injeksion i tillë financiar pasi kompania e tij humbi vlerën me 24 për qind gjatë pandemisë.

Jordan mund të shpresojë vetëm se shitja e fanellave të PSG do të vazhdojë me sukses dhe se ai do të fitojë më shumë, dhe "fajtori" kryesor për këtë nuk është askush tjetër veçse Messi.

Argjentinasi pritet të debutojë për PSG më 20 gusht kundër Brest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat