Magnus Carlsen në Kupën europiane të klubeve në Strugë

Sporti

Magnus Carlsen në Kupën europiane të klubeve në Strugë

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 13:40
Magnus Carlsen në Kupën europiane të klubeve në Strugë

Nga 16 e deri më 24 shtator në Strugë do të zhvillohet një garë e madhe, kupa europiane për klube në shah për meshkuj e femra. Organizator kryesor është Agim Shemshiu, nënkryetar në Federatën e Shahut të Maqedonisë së Veriut.

Ky i fundit deklaron se po bëhen përgatitjet e fundit për pritjen e klubeve si dhe kampionit botëror, norvegjezit Magnus Carlsen.

“Kupa europiane për klube do të zhvillohet nga 16-24 shtator në hotel Izgrev (luajnë meshkujt) dhe Drim (luajnë femrat) në Strugë. Deri tani janë paraqitur 45 klube nga vendi, rajoni dhe Europa. Nga Kosova do të marrin pjesë ‘Drejtësia’ dhe ‘Dardania’. Ardhjen e tij e ka konfirmuar edhe kamponi i botës, Magnus Carlsen, që ka rejting më të madh në botë. Viteve të fundit është ikonë e shahut”, deklaron nënkryetari Shemshiu.

“Unë bashkë me federatën kemi bërë edhe disa takime si psh me kreun e Strugës, Gostivarit, EVN, NLB Bank, Lotarija e Maqedonisë, Telekom, ARS, e të tjerë, të cilët do ta ndihmojnë europianin në shah”, shtoi Agim Shemshiu, nënkryetar në  Federatën e shahut të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat