Klodiana Shala feston ditëlindjen, lexoni 5 fakte nga jeta e saj

Sporti

Klodiana Shala feston ditëlindjen, lexoni 5 fakte nga jeta e saj

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 13:19
Klodiana Shala

Sportistja e njohur dhe një nga personazhet më të dashur për publikun, Klodiana Shala feston sot ditëlindjen. Me këtë rast vendosem t’ju sjellim 5 fakte për Klodianën që ndoshta dhe nuk i dinit.

1.Klodiana mbush sot 42 vjeç, por me sytë e kaltër, lëkurën qelq, formën fizike, mosha i ka ndaluar diku në fillim të të tridhjetave.

2. Ata që e njohin personalisht e dinë se Klodiana është shpirti i shoqërisë. Klodiana ka shumë miq dhe është gjithmonë në udhëtime me ta, një familje e dytë.

3.Klodiana Shala nuk harron kurrë të ndihmojë njerëzit në nevojë dhe këtë e bën pa shumë zhurmë. Gjatë periudhës së karantinës totale, Klodiana iu erdhi në ndihmë njerëzve në nevojë duke shpërndarë ushqime dhe vazhdon të bëjë bamirësi.

4.Një nga tiparet më tërheqëse të karakterit të Klodianës është guximi. Atletja është shumë e guximshme e një nga rastet që e ka vërtetuar këtë është theu rregullat e vetizolimit për për t’i çuar mjekëve ëmbëlsira.

5. Ëndrra e Klodianës kanë qenë Lojërat Olimpike dhe arriti ta realizonte, duke marrë pjesë në 4 Lojëra Olimpike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat