Sportistja u shpëton talebanëve

Sporti

Sportistja u shpëton talebanëve

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 18:40
Sportistja u shpëton talebanëve

Sportistja paraolimpike afgane, Zakia Khodadadi, ka mundur të largohet nga Kabuli dhe do të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike “Tokio 2020”, që nisin sot. Pak ditë më parë, ajo kishte bërë apel për t’u larguar nga vendi i saj, për të shkuar në Japoni, për të bërë realitet ëndrrën olimpike. Apel që bëri xhiron e botës dhe për fat të mirë nuk mbeti në vesh të shurdhër.

Khodadadi duhej të ishte larguar nga Kabuli më 16 gusht, por kishte qenë e pamundur, pas pushimit të qytetit nga talebanët.

Pas shumë përpjekjesh, sportistja e parë femër afgane që do të garojë në një Olimpiadë për personat me aftësi të kufizuara (në sportin e taekwondo), ka mundur të largohet fillimisht për në Dubai dhe më pas për në Australi.

Australia i ofroi një vizë sportistes, që u largua nga Kabuli bashkë me kolegen e saj Hossain Rasouli. Misioni i shpëtimit u koordinua nga një grup i vogël ish-sportistësh, mes të cilëve ishte edhe ish-kampionia olimpike kanadeze Sydney Nikki Dryden, sot avokate. Ajo u mbështet edhe nga Komiteti Paraolimpik Italian. Pritet që brenda 24 orësh, ajo të mbërrijë në Tokio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat