Aliti zhvilloi takim online me drejtues të Federatës Evropiane të Ragbit

Sporti

Aliti zhvilloi takim online me drejtues të Federatës Evropiane të Ragbit

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 14:54
Aliti zhvilloi takim online me drejtues të Federatës Evropiane të Ragbit

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti, ka zhvilluar sot një takim online me drejtues të Federatës Evropiane të Ragbit (Rugby Europe), menaxherin për marrëdhënie ndërkombëtare dhe financa, Maxime Cotis dhe menaxherin e shërbimeve, Jose Gorrotxategi.

Sekretari i përgjithshëm, Aliti, duke falënderuar drejtuesit e “Rugby Europe” për takimin, i ka njoftuar me proceset dhe sfidat, nëpër të cilat po kalon sporti i ragbit në Kosovë.

Biseda është fokusuar edhe në anëtarësimin e Federatës së Ragbit të Kosovës (FGK) në Federatën Evropiane të Ragbit, anëtarësim ky që pritet të ndodh në muajin dhjetor të këtij viti, mirëpo paraprakisht palët janë pajtuar që drejtues të “Rugby Europe” të vizitojnë muajin e ardhshëm Kosovën, për të parë nga afër kushtet dhe zhvillimin e ragbit në vendin tonë.

Drejtuesit e “Rugby Europe” janë shprehur mirënjohës për përkrahjen e KOK-ut për ragbin e Kosovës, derisa shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të ndihmuar në zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë.

Komiteti Olimpik i Kosovës do të përkrahë Federatën tonë në anëtarësimin e saj në federatat përkatëse ndërkombëtare, derisa vlerëson lart punën e tyre në masivizimin e këtij sporti. Së fundi Federata e Ragbit të Kosovës është duke punuar në themelimin e klubeve universitare të ragbit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat