Shqiptari shpallet kampion i botës në një sport që shumë preferohet....

Sporti

Shqiptari shpallet kampion i botës në një sport që shumë preferohet....

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 23:43
Shqiptari shpallet kampion i botës në një sport që shumë preferohet....

Eklent Kaçi, 22-vjeçari nga Laçi është kampioni i ri i botës në bilardo.

Shqiptari fitoi në kampionatin e bilardos me 10 bila të zhvilluar në Las Vegas të ShBA, ku morën pjesë 64 lojtarë nga e gjithë bota.

Në finale, 22 vjeçari shqiptar mposhti japonezin Naoyuki me rezultatin 10:6, duke ngritur lart flamurin shqiptar.

Nga triumfi në kampionatin botëror Kaçi fitoi edhe një shpërblim prej 100 mijë dollarësh.

Kujtojmë që në vitin 2018 Eklent Kaçi u shpall kampion i botës në bilardo me 9 bila në turneun e zhvilluar në Doha të Katarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat