E dhunuar nga ish-mjeku, sportistja në lot

Sporti

E dhunuar nga ish-mjeku, sportistja në lot

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 11:06
E dhunuar nga ish-mjeku, sportistja në lot

Gjimnastja amerikane Simone Biles, një nga ikonat e këtij sporti dhe kampione e shumëfishtë olimpike e botërore, kaloi këtë verë gjatë Lojërave Olimpike “Tokio 2020” një stress të madh mendor.

Kjo krijuar edhe nga abuzimi seksual që ajo dhe qindra gjimnaste të tjera amerikane kanë patur nga ish-mjeku i kombëtares amerikane, Larry Nassar.

Ai është dënuar me 176 vite burg, i dënuar se ka abuzuar seksualisht e psikologjikisht me më shumë se 500 gjimnaste, shumë prej të cilave kampione si Simone Biles, Mckayla Maroney, Maggie Nichols apo Aly Raisman

Biles ka folur sot para komisionit të drejtësisë në Senat, duke akuzuar edhe sistemin e korruptuar, që sipas saj kthehu krahët në momentin që ajo dhe koleget e saj kishin nevojë. “Një sistem i kalbur, që lejoi abuzimet për shumë kohë dhe kthehu kokën nga ana tjetër”, tha Simone Biles mes lotësh.

“Mallkoj Larry Nassar, mallkoj gjithë sistemin. Ç’kuptim ka të denoncosh një abuzim, nëse agjentët e FBI-së nuk reagojnë. Ata lejuan një person të abuzojë me minorene dhe sot situate është e rëndë”, tha Simone Biles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat