Komentatori i njohur sportiv në luftë për jetën

Sporti

Komentatori i njohur sportiv në luftë për jetën

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 15:04
Komentatori i njohur sportiv në luftë për jetën

Komentatori dhe gazetari i mirënjohur vlonjat, Moisi Dalipaj është duke kaluar një moment të vështirë në jetën e tij. Djali i tij Fatos Dalipaj bën thirrje për ndihmë për ndërhyrjen që do të bëjë i ati.

Në një status në rrjetin social “Facebook” ai ka njoftuar se Dalipaj me më tepër se 40 vjet në mikrofon e i ka përkushtuar jetën sportit, tani ka nevojë për ndihmë dhe kontribut nga kushdo.

"Do dëshironim si familje të mos e shkruanim kurrë këtë status por në këto ditë të vështira na duhet Mbështetja juaj.

Babai im i mirë dhe mbi të gjitha komentatori i zellshëm Moisi Dalipaj është diagnostikuar me një sëmumdje të rëndë!

Si pasojë e së cilës i duhet të kryeje një nderhyrje tejet të komplikuar e një rrugëtim jo të lehtë që të sigurojë vazhdimësinë e shëndetit të tij.

Moisiu është ai që na ka falur vetëm optimizëm dhe po vazhdon e bën edhe në këto momente shumë të vështira për të.  

Ndaj sot perulsisht dhe me shumë mirënjohje kerkojmë mundësinë për përballimin e kësaj ndërhyrje urgjente dhe jetike për babin tim.

Kërkojmë ndihmën tuaj dhe të gjithkujt në emër të jetës dhe shendetit të Moisi Dalipit, nëse mundeni.

Faleminderit paraprakisht", shkruan në letrën e familjes Dalipaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat