Diplomuan administratorë sporti

Sporti

Diplomuan administratorë sporti

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 20:43
Diplomuan administratorë sporti, Muhamet Arifi pranon diplomën

14 administratorë sporti kanë diplomuar të martën, pas përfundimit të suksesshëm të Kursit për Menaxhimin e Avancuar Sportiv (ASMC).

Të diplomuarit vijnë kryesisht nga federatat sportive, të cilët kishin ndjekur kurset 1 ose 2, të mbajtura në vitet 2018 – 2019 (ASMC 1) dhe 2019 – 2020 (ASMC 2).

Diplomat u janë dorëzuar dhe nënshkruar nga Besim Hasani, drejtori programi për kurse të avancuara, njëherit ish-president i Komitetit Olimpik të Kosovës, derisa i pranishëm në ndarjen e diplomave ishte edhe nënpresidenti i KOK-ut, Gazmend Maxhuni.

Nënpresidenti Maxhuni, në emër të presidentit të KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka uruar dhe falënderuar vijuesit e kursit, duke shpresuar se njohuritë e marra do t’iu shërbejnë në avancimin e federatave të tyre.

Të diplomuarit në ASMC 1

1. Besire Domaniku

2. Fjolla Ibishi

3. Nehat Çitaku

4. Shasivar Haxhijaj

Të diplomuarit në ASMC 2:

1. Amir Tahiraga

2. Astrit Haliti

3. Djellza Boshnjaku

4. Elvira Dushku

5. Fadil Luta

6. Luljeta Reçica

7. Mergime Mula

8. Muhamet Arifi

9. Nita Gjikolli

10. Valon Nikqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat