Paga e madhe e boshnjakut, që askush nuk e kishte prekur në Ferizaj

Sporti

Paga e madhe e boshnjakut, që askush nuk e kishte prekur në Ferizaj

Nga: Kemajl Goca Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 18:29
Petrova është në të majtë dhe Kamenica në të djathtë

Ahmet Hysenaj - Petrova, e kishte një merak në jetë dhe atë merak e hoqi qafesh në vitin 2020!

E hoqi atë merak me prurjen e trajnerit të mirënjohur boshnjak, Kasim Kamenica.

Në janarin e ftohtë të vitit 2020, Kamenica u emërua kryetrajner i Kastriotit nga Ferizaj, por nuk i zgjati më shumë se 6 muaj.

Kur Kamenica e mori ekipin pak kishte lojtarë që kryenin punë të madhe, por ajo që kishte rëndësi paguhej më së miri në 22 vitet e fundit të pasluftës në tempullin e hendbollit në Ferizaj.

Vetëm pagën e ka pasur 2500 euro në muaj, pa llogaritur fjetjen, ushqimin dhe shpenzimet tjera, që shkoni  diku 4500 euro, këto të dhëna u siguruan nga brenda klubit qysh në verën e vitit 2020.

Ahmet Petrova iu tregoj ferizajasve se kur do e bie trajnerin më të shtrenjtë sa i takon hendbollit dhe e bëri atë gjë, edhe pse nuk pat sukses, jo me fajin e Kamenicës sepse nuk kishte brumë. 

Megjithatë, Petrova e theu rekordin për pagë, e paguan një trajner 2500 euro dhe në fund edhe vet u tërhoq, por e realizoi qëllimin: E pruri Kamenicën edhe një herë në Ferizaj.  Kur do Petrova, e realizon merakun!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat