Wanda Narai i befason të gjithë

Sporti

Wanda Narai i befason të gjithë

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 14:50
Wanda Narai i befason të gjithë

Wanda Nara vazhdon të befasojë ndjekësit e saj dhe tifozët e futbollit.

Në orët e fundit, ajo ka publikuar në Instagram një fotografi të ish-burrit Maxi Lopez. Ky i fundit është i shfaqur bashkë me tre fëmijët e patur me Wanda-n dhe të fejuarën e re, modelen suedeze Daniela Christiansson, me të cilën duhet të martohet shumë shpejt.

Nara e ka shoqëruar fotografinë me një zemër dhe duar të bashkuara.

Dy simbole që nuk janë të rastësishme: 34-vjeçarja i është shumë mirënjohëse ish-futbollistit për atë që po bën në këtë periudhë. Pasi janë lënë mënjanë mosmarrëveshjet e së kaluarës, të dy janë më të bashkuar sot për hir të fëmijëve.

Pasi ka mësuar për krizën mes Wanda-s dhe Icardi-t, Maxi ka shkuar në Paris për t’u kujdesur për fëmijët dhe për t’i dhënë kohë çiftit që të zgjidhin problemet e tyre.

Paqja e arritur në ditët e kaluara nuk ka mjaftuar: Nara ka zbuluar një takim sekret të zhvilluar mes Mauritos dhe China Suarez-it dhe është larguar për në Milano, ku po merret me punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat