Aid Salihasi, kampion i garës “Margaritari i Maqedonisë”

Sporti

Aid Salihasi, kampion i garës “Margaritari i Maqedonisë”

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 12:15
Aid Salihasi, kampion i garës “Margaritari i Maqedonisë”

Në qytetin e Strumicës, nën organizim të Federatës së mundjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është zhvilluar turneu ndërkombëtar në mundje, i 45-ti me radhë,  “Margaritari i Maqedonisë”.

Aid Salihasi nga klubi i mundjes Tefejuz nga Shkupi është shpallur kampion në kategorinë deri më 57kg.

Salihasi për fat të keq nuk pati kundërshtar në konkurrencën e tij, por kjo aspak se zbehë medaljen e artë, pasi është një prej mundësve më të mirë në vend.

“Po, është njëlloj krenarie të bëhesh kampion, por nuk jam gëzuar shumë, pasi synimi im nuk është që të jem më i miri në Maqedoni. Dëshira ime është që të kem sa më shumë luftëra me mundës cilësor, në mënyrë që të përgatitem psikikisht për në kampionatin evropian dhe botëror që kur të shkoj atje të fitoj medalje”, deklaroi Aid Salihasi për gazetarin Reshat Ibraimi.

Në turneun ndërkombëtar të mundjes “Margaritari i Maqedonisë” mysafir special ka qenë kryetari i KM Tefejuz, Nusret Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat