Çmenduri, sportisti u mashtrua nga një grua, shpenzon 700 mijë euro, por nuk ishte gruaja e vërtetë!

Sporti

Çmenduri, sportisti u mashtrua nga një grua, shpenzon 700 mijë euro, por nuk ishte gruaja e vërtetë!

Nga: K.Goca Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 12:37
Çmenduri, sportisti u mashtrua nga një grua, shpenzon 700 mijë euro, por nuk ishte gruaja e vërtetë!

Fytyra e Roberto Cazzaniga, ish-volejbollistit të Kombëtares së Italisë dhe kapitenit aktual të Gioia del Colle, tashmë është në të gjitha gazetat dhe jo për sukseset e tij sportive, por për një histori të pakëndshme. Sportisti u mashtrua nga një grua, me të cilën nuk u takua kurrë drejtpërdrejtë. 

Ylli i volejbollit shpenzon 700,000 mijë euro duke menduar se ishte në lidhje me modelen braziliane për 15 vjet

Një sportist italian e gjen veten në borxhe pasi besoi se ishte i dashuruar dhe i fejuar me një supermodele braziliane me të cilën ishte në një lidhje për më shumë se 15 vjet.

Image

Roberto Cazzaniga, 42 vjeç, ishte i bindur se ai ishte në një lidhje në distancë me një grua të quajtur 'Maya'.
Marrëdhënia e tyre filloi pasi ai u njoh me ‘Maya’ përmes telefonit nga një mikeshë e përbashkët e quajtur Manuela.

 ‘Maya’ ndau një fotografi të supermodeles braziliane, Alessandra Ambrosio si të sajën dhe e mashtroi Cazzanigan që të besonte se ajo ishte gjithashtu një supermodele braziliane.

Çifti nuk u takua kurrë ballë për ballë, por ai pretendoi se ata ishin fejuar dhe i dërgonte dhurata luksoze e ndihma financiare për shumë vite.

Disa nga dhuratat që ai i dërgoi asaj përfshinin një ‘Alfa Romeo Mito’ të re dhe mbi 700,000 euro (rreth 590,000 funte) për ato që ai besonte se ishin shpenzime mjekësore për trajtimin e një sëmundjeje të zemrës.

Nën presionin e shokëve të tij të skuadrës për të parë më thellë historinë, Cazzaniga iu drejtua autoriteteve italiane të cilat e informuan atë se ai kishte qenë viktimë e një mashtrimi mirë të organizuar.

“Kam kaq shumë borxhe, nuk është e lehtë të zgjohesh nga koma”, tha ai i përlotur.

Gjatë rrjedhës së marrëdhënies së tyre 15-vjeçare, Cazzaniga besonte se ai po fliste me 'Maya'  por në realitet ai po fliste me një grua sardineze të quajtur në mediat lokale si 'Valeria', të cilës i dërgonte periodikisht para për të paguar edhe trajtime mjekësore.

Roberto Cazzaniga mendonte se ishte modelja braziliane Alessandra Ambrosio, 40 vjeç. Ai në fakt po korrespondonte me një grua 50-vjeçare nga Sardenja

Çmenduri se jo mahi!

Roberto ka treguar për mediat italiane se ka marrë hua si nga miqtë, ashtu edhe nga familja edhe arsyeja pse ata nuk janë takuar kurrë, ka qenë orari i saj i ngjeshur dhe problemet me zemrën.

“Jo, nuk e pamë kurrë njëri-tjetrin. Ajo kishte gjithmonë një mijë justifikime, si një sëmundje apo një punë. Por unë rashë në dashuri me atë zë. Kemi kontaktuar vetëm me celular, thuajse çdo ditë”, -  tha Roberto për “Corriere della Serra”.

“Tani sikur u zgjova nga koma dhe humba 15 vite nga jeta ime”: këto ishin fjalët e Cazzaniga kur mori konfirmimin se jetonte me gënjeshtra prej vitesh, duke paguar edhe mijëra euro për një grua që nuk ekziston.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat