Çmenduria e një sekretari të përgjithshëm në Kosovë!

Sporti

Çmenduria e një sekretari të përgjithshëm në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 19:57
Çmenduria e një sekretarit të përgjithshëm në Kosovë!

I vetmi sekretar i përgjithshëm në Kosovë, që sa ishte në këtë pozicion, asnjëherë nuk ka udhëtuar me garues në garat zyrtare jashtë vendit.

Është Anton Cena, i cili për 12-13 vite asnjëherë nuk e ka marrë mundin për të dalë jashtë shtetit me garues sepse e ka pa të panevojshme, të paarsyeshëm, sipas sekretari i përgjithshëm nuk është as garues e as trajner.

“Kjo për dikë llogaritet si çmenduri, për dikë si shumë e arsyeshme e për dikë si normale, e ka kryer punën që i takon si sekretar i përgjithshëm dhe nuk ka vrapuar të sorollatet poshtë e përpjetë pa asnjë arsye”, tha një burim i afërt me Cenën.

Image

Anton Cena

Cena ka thënë:  "Nuk është nevoja të udhëtojë një sekretar i përgjithshëm,  sepse sekretari nuk garon por garuesit. "Nuk e keqpërdori buxhetin e shtetit, për të shëtitur botën, por ai buxhet duhet të shfrytëzohet për garues". 

Sipas tij, janë garuesit dhe trajneri që udhëtojnë, edhe qoftë nevoje edhe ndonjë udhëheqës rruge, çfarë nevoje kanë që të udhëtojnë zyrtarët e federatave, vetëm për të shpenzuar buxhetin e shtetit, se jo që bëjnë ndonjë punë.

Një rast i rrallë e i pazakontë.

E aq me tepër, që për dikë Cena është i krisur, e për dikë është një personalitet që duhet të merret shembull, asnjëherë sa ishte sekretar i përgjithshëm nuk i hipi aeroplanit e as autobusit për të shtegtuar në garat si sekretar i përgjithshëm.

“Sekretari i përgjithshëm i federatës, e ka të qartë pozicionin e vet, ai duhet të kryejë punën që i takon. Sekretari i përgjithshëm nuk ka fare nevojë të udhëtojë me garues apo me kombëtare, se ai nuk garon e as nuk është trajner. E nëse do me u shëtitur, le të shëtitet me paratë e veta e jo të shtetit”, ka thënë Cena.

Cena ka udhëtuar jashtë vendit vetëm kur ka garuar vet si xhudist veteran apo ka marrë pjesë si trajner me garuesit e tij.

Sporti i xhudos së Kosovës sot i ka tri medalje të arta olimpike dhe shumë tituj të botës e të Evropës, falë punës së palodhshme të vëllezërve Kuka, Dritonit e Agronit. Aty ku ka rend e rregull, ka edhe suksese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat