Krasniqi ka pritur drejtuesit e Federatës së Bodybuildingut

Sporti

Krasniqi ka pritur drejtuesit e Federatës së Bodybuildingut

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 15:46
Krasniqi ka pritur drejtuesit e Federatës së Bodybuildingut

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi ka pritur drejtuesit e Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnessit, kryetarin, Esat Lata dhe sekretarin e përgjithshëm, Sabri Dragusha, si dhe garuesit, Kushtrim Bajraktaraj e Granit Kuleta, pas suksesit të arritur në Kampionatin Botëror, të mbajtur në Santa Sussana të Spanjës.

Bajraktaj u shpall nënkampion botëror në kategorinë -80 kilogramë, ndërsa Kuleta zuri vendin e gjashtë në kategorinë “Men’s Classic Physique”.

Krasniqi, ka përgëzuar drejtuesit e FBBFK-së dhe garuesit për suksesin e arritur, derisa u ka ofruar përkrahjen dhe bashkëpunimin e KOK-ut.

Edhe përfaqësuesit e FBBFK-së falënderuan presidentin Krasniqi për pritjen dhe bashkëpunimin, duke thënë se sukseset e këtyre garuesve dhe tjerëve, nuk do të mungojnë as në garat e ardhshme ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat