Vdes sportisti i Kosovës

Sporti

Vdes sportisti i Kosovës

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 15:01
Vdes sportisti i Kosovës

Vdes sportisti i Kosovës, Hizdri Gubetini. Një lajm i hidhur, që tronditi gjithë komunitetin jo vetëm sportiv.

"Me dhimbje dhe pikëllim të madh morëm lajmin e papritur për ndarjen nga jeta të kampionit të aeronautikës, Hizdri Gubetini.

Në kohën kur Hizdriu po rendiste sukseset në garat e paragllajdizmit në arenën ndërkombëtare, duke përfaqësuar denjësisht aeronautikën dhe vendin tonë, ai na la përgjithmonë.

Hizdriu ishte instruktor, sportist i dalluar, kontribues i sportit, inspirim për gjeneratat e reja dhe i afërt me të gjithë.

Ndarja e tij nga jeta do të lë mangësi tek sportistët e rinj, për të cilët ishte frymëzim se si me punë dhe përkushtim arrihen sukseset.

Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së tij, Federatës Aeronautike të Kosovës, miqve dhe gjithë dashamirësve të sportit", shpreh ngushëllime Ismet Krasniqi, president i Komitetit Olimpik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat