KK Arena, 8 vite punë, përkushtim, sakrificë, suksese e krenari 

Sporti

KK Arena, 8 vite punë, përkushtim, sakrificë, suksese e krenari 

Nga: K.G. Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 15:04
KK Arena, 8 vite punë, përkushtim, sakrificë, suksese e krenari 

Klubi i karatesë “Arena” nga Peja, kremton 8 vjetorin e themelimit të saj. 

Kryetrajneri Baki Desku është jashtëzakonisht i kënaqur me ecurinë 8-vjeçare të klubit.

Synimet e tija janë që të rriten edhe me garues edhe me suksese. 

Image

“Arena” po shkon drejt dekadës së parë me synime që të fitojë sa më shumë medalje e trofe.  

“Tetë vite punë, përkushtim, sakrificë, suksese e krenari.

Klubi ynë për tetë vite të funksionimit falë punës dhe angazhimit të kryesisë dhe stafit profesional të trajnerëve me përvojë shumëvjeçare nxori dhe krijoj shumë kampion, nënkampion dhe medalistë të bronztë, të cilët i sollën qytetit të Pejës dhe shtetit të Kosovës shumë medalje.

Image

Po ashtu Klubi Arena për herë të parë në qytetin e Pejës ka fillu që dy vite Shkollën Verore të Karatesë.

Kjo dëshmon që në klubin tonë punohet në mënyrë profesionale dhe tani klubi ynë rangohet në mesin e klubeve më të mira të qytetit të Pejës dhe Kosovës.

Image

Baki Desku

Falënderojmë kryesinë e klubit, trajnerët tonë të respektuar, po ashtu falënderojmë nxënësit tonë të mrekullueshëm, prindërit e tyre, simpatizuesit e klubit tonë dhe të gjithë ata që na ndihmuan dhe përkrahën vazhdimisht për tetë vite për të arritur sukseset tona.

Festofshim së bashku edhe shumë vite të tjera me suksese kulminante”, shkruan në faqen e KK Arena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat