“Los Angelos 2028”, pa boksin, karatenë dhe peshëngritjen?

Sporti

“Los Angelos 2028”, pa boksin, karatenë dhe peshëngritjen?

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 18:45
“Los Angelos 2028”, pa boksin, karatenë dhe peshëngritjen?

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik shpalosi listën e sporteve të propozuara për Lojrat Olimpike “Los Anxhelos” të vitit 2028. Si edhe në Lojrat Olimpik “Paris 2024”, nuk do të jetë sporti i karates, ndërsa janë vënë në dyshim edhe tre sporte të tjera: boksi, peshëngritja dhe gara në 5 disiplina e njohur si pentatllon.

Këto sporte kanë afat prej 18 muajve që të sjellin ndryshimet e duhura, në mënyrë që të mbajnë statusin olimpik edhe në Los Anxhelos. Presidenti Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Tomas Bah, konfirmoi se boksi dhe peshëngritja janë sporte problematike, për shkak të korupcionit dhe dopingut.

Ndërkohë në Lojrat e vitit 2028 janë planifkuar kyçjen e sporteve të surfimit, skejtbordit dhe ngjitjes sportive në male artificiale.

Në muajin shkurt të vitit 2022, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik do të konirmojë listën e 28 sporteve për Lojrat Olimpike “Los Anxhelos 2028”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat