Yjet e hokejit s’do të shkojnë në Olimpiadën kineze

Sporti

Yjet e hokejit s’do të shkojnë në Olimpiadën kineze

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 12:22
Yjet e hokejit s’do të shkojnë në Olimpiadën kineze

Në Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022”, që zhvillohen në Kinë në shkurt të vitit të ardhshëm, nuk do të marrin pjesë yjet e sportit të hokejit.

Sipas ESPN, National Hockey League (NHL) ka arritur një marrëveshje me shoqatën e lojtarëve për të mos i lejuar të shkojnë në Olimpiadë.

Kontrata e mëparshme kolektive ishte për t’i lejuar sportistët të merrnin pjesë, por rritja e rasteve me Covid-19 në NHL ka bërë që të merret ky vendim. NHL ka ndalur para kohe sezonin e rregullt, i parashikuar të ndalte për festat e fundvitit, pikërisht për shkak të pandemisë.

11 skuadra të NHL-së janë detyruar të mos luajnë pasi kanë lojtarë të infektuar, ndërkohë që deri më tani janë shtyrë 50 ndeshje të kampionatit. Pritet që skuadrat e NHL-së të plotësojnë vendet bosh me lojtarë që vijnë nga divizionet e ulta apo me profesionistë që luajnë jashtë NHL-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat