KOK-u zgjedh 10 bursistët “Shpresa Olimpike 2022”

Sporti

KOK-u zgjedh 10 bursistët “Shpresa Olimpike 2022”

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë përzgjedhjen e 10 bursistëve “Shpresa Olimpike 2022”, të cilët do ta kenë përkrahjen me bursa nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

Në bazë të rezultateve të tyre ndërkombëtare përgjatë vitit 2021, nga 25 aplikime të 14 federatave janë përzgjedhur vetëm 10 bursistë.

Bursistët do të përfitojnë nga 150 euro në muaj nga MKRS, kurse në muajin janar të vitit të ardhshëm KOK-u do të bëjë përzgjedhjen edhe të një liste tjetër që do të jenë përfitues të bursave “Shpresa Olimpike 2022”, por që kjo e fundit do të jetë në përkrahje të KOK-ut.

Listën e 10 bursistëve “Shpresa Olimpike 2022” në mbështetje të MKRS-së e gjeni më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat