KOK-u ka një mesazh të qartë për federatat sportive 

Sporti

KOK-u ka një mesazh të qartë për federatat sportive 

Nga: K.G. Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 19:05
KOK-u ka një mesazh të qartë për federatat sportive 

Komiteti Olimpik i Kosovës, iu bën thirrje federatave sportive, që të dorëzojnë dokumentacionin për kategorizim. 

“Kategorizimi i sportit, sportistëve dhe trajnerëve 2021.

Duke parë numrin tejet të vogël të federatave sportive (vetëm 5-6 sosh), të cilat kanë dorëzuar dokumentacionin për kategorizimin e sportit, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2022, iu bëjmë thirrje edhe një herë federatave që të respektojnë afatin e paraparë!

Ashtu siç janë njoftuar dy herë përmes emailit, dokumentacioni i kompletuar duhet të sillet në zyret e KOK-ut, më së largu deri më 31 dhjetor 2021, ora 16:00”, shkruan në faqen e KOK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat