Gazetari sportiv Bekë Abazi nderohet me mirënjohje për kontribut të veçantë nga DKSR në Skenderaj

Sporti

Gazetari sportiv Bekë Abazi nderohet me mirënjohje për kontribut të veçantë nga DKSR në Skenderaj

Nga: F. B. Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 23:07
Bekë Abazi

Gazetari i mirënjohur mitrovicas Bekë Abazi, ish-futbollist i dikurshëm i skuadrës drenicase të Skenderajt dhe kronisti i të gjitha ngjarjeve sportive jo vetëm në Skenderaj, por edhe Mitrovicë edhe Vushtrri, pas publikimit të monografisë për futbollin drenicak, sot është nderuar edhe me mirënjohje për kontribut të veçantë dhënë sportit nga DKRS në Skenderaj.

Beka një sportist i kalitur i ditëve të vështira të popullit tonë në përgjithësi dhe atij të Drenicës në veçanti , pothuajse gjithë stazhin e punës deri në pension e ka të përmbushur me kontribut në fushën e arsimit e edukimit dhe sportit.

Ka qenë gazetar i gazetës së Kombinatit Metalugjik “Trepça”, pjesëmarrës edhe kontribuues në shumë aktivitete sportive në qytetin buzë Ibrit dhe një ndër punëtorët e palodhshëm në fushën e gazetarisë sportive.

Për disa vite ka qenë anëtar komisioni i zgjidhjes së sportistëve më të mirë në qytetin e Mitrovicës, sikur që ishte edhe fitues i çmimit gazetar më i mirë sportiv, pjesë e ekipit të gazetarëve që kanë bërë gara në Ligën e Veteranëve dhe pjesëmarrës në trajnime, seminare edhe tryeza sportive si në radiot lokale po ashtu edhe në TV Mitrovica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat