Emir mos e përmend Kosovën, sa më larg me Novak Gjokoviqin e urryer në botë!

Sporti

Emir mos e përmend Kosovën, sa më larg me Novak Gjokoviqin e urryer në botë!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 janar 2022 Në ora: 13:41
Emir mos e përmend Kosovën, sa më larg me Novak Gjokoviqin e urryer në botë!

Tenisti Novak Gjokoviqi është prej sportistëve më të urryer në botë e qytetëruar. 

Një sportist që ka shkaktuar shumë skandale në vitin 2021, aq më keq e kishte goditur me top edhe një gjyqtare femër në turneun e madh US Open dhe as skuqej ky i paturp! 

Një regjisor serb, Emir Kusturica, paska thur lavde për Novak Gjokoviqin, që bëhet me serb se serbët. 

Kusturica do të bënte mirë të tregonte se çfarë kombësie është Gjokoviqi nëse e di, e nëse nuk di gjë, më mirë hesht e mbylle gojën i paturp, mos thur lavde për një person që vazhdimisht krijon skandale e shpreh nacionalizëm të shfrenuar. 

“Emir Kusturica i kushtoi një prej shfaqjeve të tij autoriale Novak Gjokoviqit, sportistit më të mirë serb, duke iu referuar suksesit të tij, origjinës së tij nga Kosova e Metohisë, por edhe nëse roboti do të jetë ndonjëherë më i mirë se njeriu.
Kusturica ka nisur episodin e tetë të emisionit “Jeta ime”, i cili transmetohet ekskluzivisht në Sputnik, në fushën e tenisit{, shkruan gazeta serbe ‘Novosti’, si media e Vuçiqit.

“Jam i sigurt se ai, ndryshe nga lojtarët e tjerë të mëdhenj, e ka krijuar perceptimin e tij për lirinë në fushën ku sundon kultura jonë dhe ku liria, siç thoshin, është fjala më e shtrenjtë, pranë Kosovës. Ai është nga Kosova.

Pra, një njeri që zotëron në mënyrë të përsosur karakteristikat e tij psikofizike dhe konfirmon idenë se ne jemi, në një farë mënyre, më të lirë se të tjerët!”, shpjegon Kusturica. Nëse Gjokoviq ka kulturë, kur e di e gjithë bota si sillet, kjo është një demagogji e Kosturicës! Emir, mos e përmend Kosovën, sa më larg me Gjokoviqin, bota e qytetëruar e urren për sjellje skandaloze, e aq me tepër që ju jeni vet skandaloz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat