Omicroni kërcënon LO “Pekin 2022”

Sporti

Omicroni kërcënon LO “Pekin 2022”

Më: 11 janar 2022 Në ora: 12:28
Omicroni kërcënon LO “Pekin 2022”

Në Kinë është rritur në maksikum siguria prej pandemisë, tri javë para fillimit të lojërave olimpike dimërore “Pekin 2022”, që nisin më 4 shkurt.

Shtimi i rasteve të reja me Covid-19 në Pekin dhe zonat përreth tij ka bërë që qeveria të shtojë masat.

Në Pekin janë konfirmuar rastet e para me variantin Omicron, ndaj organizatorët kanë vendosur që të mos lejojnë askënd të afrohet pranë zonave ku do të zhvillohen garat.

Në Fshatin Olimpik dhe stadiumet ku do të zhvillohen garat janë të pranishëm vetëm vullnetarët dhe personeli përkatës.

Është ndaluar udhëtimi i personave nga zonat përreth drejt Pekinit, për të evituar që të rriten rastet e reja dhe këshillohet puna nga shtëpia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat