Heshtja e medalistit evropian nga padrejtësitë në Kosovë!

Sporti

Heshtja e medalistit evropian nga padrejtësitë në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 janar 2022 Në ora: 14:31
Heshtja e medalistit evropian nga padrejtësitë në Kosovë!

Heshtja e Herolind Nishevcit! Heshtja e tij lë shumëçka për të kuptuar! Ai e ka zemrën e thyer nga ata që e dëmtuan rëndë, por zemra i qan për shtetin e Kosovës.

Karateisti më i mirë në Kosovë, Herolind Nishevci, fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian, nuk u zgjodh sportisti i vitit 2021! Në Evropë i treti, me kriteret e komisionit të famshëm të FKK-së, e meriton vendin e tretë si sportist në Kosovë!

Kriteret që po bëhen në Kosovë, nuk ta pyesin medaljen evropiane! Mund të jesh yll në Evropë e në botë, por këtu nuk të pyesin për vlera, por i bëjnë kriteret ashtu si i bëjnë dhe të përplasin diku më poshtë!

Kosova qan për të pasur sa më shumë kampionë e fitues të medaljeve olimpike, botërore e evropiane, por disa individë ose nga mosdija ose nga inatet, të marrin në qafë me kritere! 

Nishevci nuk u zgjodh më i miri, sipas kritereve të famshme të Komisionit të Federatës së Karatesë së Kosovës, por medaljen e bronztë evropiane nuk mund t’ia mohoni as t’ia zhdukeni, ai e ka fituar në vitin 2021!

Nuk e ka fituar për vete por për Kosovë! 
Le të thotë hapur Komisioni për zgjedhjen e më të mirit për vitin 2021, se cili garues përveç Nishevci që ka fituar medalje të bronztë evropiane! 

Mos luani me sportist e sportiste, vlerësojeni mundin e djersën e tyre, mos i dëmtoni dhe nuk iu duhet në Komisione njerëz që nuk i njohin rregullat apo nuk e dijnë peshën e medaljes! Ata le të merren me një zanat tjetër!

E gjitha bota garon e lufton  për të qenë të parët, këtu në Kosovë me kriteret e Bajram Begut mundohen të zhvlerësojnë meritën! Nishevci po hesht, është në heshtje të thellë, i dhemb zemra nga këto padrejtësi! Heshtje e thellë edhe në FKK; e dijnë gabimin e tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat