Behije Mustafa: Jam e lumtur që u shpërbleva me çmimin “Krenaria e karatesë së Kosovës"

Sporti

Behije Mustafa: Jam e lumtur që u shpërbleva me çmimin “Krenaria e karatesë së Kosovës"

Nga: K. Goca Më: 25 janar 2022 Në ora: 12:29
Behije Mustafa: Jam e lumtur që u shpërbleva me çmimin “Krenaria e karatesë së Kosovës"

Fituesja e medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian për juniore, Behije Mustafa, karateiste e KK Fituesi nga Ferizaj, është shpallur sportisja më e mirë për juniore në Ferizaj dhe “Krenaria e karatesë së Kosovës”.

Ajo është e lumtur për këtë epitet. 

“Në ceremoninë e shpalljes të sportistit të vitit u shpërbleva me çmimin “Krenaria e karatesë së Kosovës” po ashtu u zgjodha si sportistja me e mira në kategorinë juniore. 

Së pari falënderimi më i madh i takon Zotit, familjes time për përkrahjen e vazhdueshme, trajnerëve të mi për punën e palodhshme Rexhep Bajrami, Bajram Bajrami dhe të gjithë atyre që qëndruan dhe po qëndrojnë pranë meje dhe rrugëtimit tim”, ka shkruar Mustafa në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat