Shtohen ndjeshëm rastet me koronavirus, 211 në total

Sporti

Shtohen ndjeshëm rastet me koronavirus, 211 në total

Më: 30 janar 2022 Në ora: 14:40
Shtohen ndjeshëm rastet me koronavirus, 211 në total

Organizatorët e Lojërave Olimpike dimërore “Pekin 2022” kanë konfirmuar se gjatë 24 orëve të fundit, 34 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Kjo e ka çuar në 211 numrin në total të rasteve me koronavirus që nga 4 janari, kur kanë nisur të mbërrijnë sportistët e parë në Kinë.

Testet janë kryer si në aeroport, pas mbërritjes së delegacioneve olimpike, ashtu dhe në Fshatin Olimpik, ku tashmë janë akomoduar qindra sportistë. Për pasojë, 11 raste janë zyrtarizuar në Fshatin Olimpik dhe 23 të tjera në testet e shpejta të kryera në aeroport.

Sipas organizatorëve, të gjitha rastet janë të lehta dhe personat e infektuar janë vendosur menjëherë në karantinë. Rastet me koronavirus i përkasin si sportistëve ashtu dhe trajnerëve apo personave të tjerë shoqërues. Olimpiada doi të nisë më datën 4 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat