Prof. Jupa: Ministri i sportit duhet të anulojë këtë që e ka bërë KOK-u

Sporti

Prof. Jupa: Ministri i sportit duhet të anulojë këtë që e ka bërë KOK-u

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 13:35
Prof. Jupa: Ministri i sportit duhet të anulojë këtë që e ka bërë KOK-u

Të premten e kaluar është publikuar lista për kategorizimin e sporteve, ku ka pasur pakënaqësi nga një numër i federatave sportive.

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar ashpër, po ashtu edhe kick-box-i, atletika, pakënaqësi ka edhe te sportet tjera kolektive.

Prof. Ismet Jupa, trajner i mirënjohur dhe ish selektor i Kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat), ka një mesazh për ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrullah Çeku.    

“Rregulloret dhe kriteriumet për kategorizimin e sporteve i bën ministria e sportit dhe jo Komiteti Olimpik i Kosovës.
 

Komiteti Olimpik i Kosovës është organizatë joqeveritare, si të gjitha organizatat tjera, nuk ka të drejtë me nxjerrë rregullore për kategorizimin e sporteve.

Këtë e bën ministria e sportit në bazë të ligjit për sport. 

KOK-u ka punë tjera që i bën në bazë të statutit të saj”, thotë prof. Jupa për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat