Super Bowl më i shtrenjtë në histori

Sporti

Super Bowl më i shtrenjtë në histori

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 11:27
Super Bowl më i shtrenjtë në histori

Më 13 shkurt, në “SoFi Stadium” të Inglewoog (Kaliforni) do të zhvillohet finalja e madhe e Super Bowl mes Cincinnati Bengals dhe Los Angeles Rams. Sipas mediave amerikane, finalja nr.56 në histori do të jetë më e shtrenjta për sa i përket çmimit të biletave.

Për të parë nga afër këtë finale, një tifoz duhet të paguajë të paktën 1000 dollarë, për një vend në pjesën më të largët nga fusha. Ndërkohë që, çmimi mesatar i biletave është 10.237 dollarë.

Kjo shumë është gati dyfishi krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë që çmimi i biletave në zonat afër fushës dhe atë VIP do të shkojë mbi 72 mijë dollarë. Sot ka nisur zyrtarisht shitja e biletave dhe në tregun e zi çmimi i biletave të lira ka shkuar nga 1000 në 5000 dollar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat