Zbarkojnë 20 mijë sportistë në Kinë, numri i madh i infektimeve

Sporti

Zbarkojnë 20 mijë sportistë në Kinë, numri i madh i infektimeve

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 11:36
Zbarkojnë 20 mijë sportistë në Kinë, numri i madh i infektimeve

Zbarkojnë 20 mijë sportistë në Kinë, numri i madh i infektimeve!

Komiteti organizator i Lojërave Olimpike dimërore “Pekin 2022” ka bërë me dije se në 3 fshtrat olimpikë që janë ngritur janë akomoduar mbi 20 mijë persona, nga 91 shtete që do të marrin pjesë në këtë event.

Gjithsesi, vetëm një pjesë e tyre do të marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës, ndërkohë që numri i sportistëve dhe stafeve janë 12 mijë, ndërsa 89 mijë janë gazetarë, fotografë e përfaqësues të medias.

Ndërkohë, sot janë regjistruar 55 raste të reja me Covid-19, numri më i lartë i të infektuarve që nga 4 janari, kur ka nisur akomodimi i sportistëve të parë. Në total, nga 4 janari, janë regjistruar 359 raste me koronavirus. të gjithë janë izoluar dhe marrin trajtim mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat