Pamje madhështore nga Lojërat Olimpike Dimërore! Bach: Të jetojmë së bashku në paqe...

Sporti

Pamje madhështore nga Lojërat Olimpike Dimërore! Bach: Të jetojmë së bashku në paqe...

Nga: K.G. Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 18:31
Pamje madhështore nga Lojërat Olimpike Dimërore!

Edicioni i 24-të i Lojërave Olimpike Dimërore po zhvillohet zyrtarisht pasi flakadani olimpik u ndez në një ceremoni të hapjes në Pekin.
Pothuajse 3,000 atletë nga 91 shtete do të garojnë përgjatë Lojërave Olimpike.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) është kritikuar për dhënien e Lojërave Olimpike Kinës për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut në vend.
Presidenti i IOC, Tomas Bach tha se një nga misionet e Lojërave ishte "bashkimi i njerëzimit në të gjithë diversitetin tonë".

Pishtari olimpik u vendos në qendrën me dëborë gjigante, e cila më pas u ndriçua.

Image

Pamje madhështore 

Rrethi i borës përbëhet nga pankarta me emrat e 91 shteteve  që garojnë në Pekin, shkruan "BBC".

Duke folur gjatë ceremonisë, Bach iu drejtua "të gjitha autoriteteve politike anembanë globit", duke u kërkuar atyre "t'i japin paqes një shans".

“Në botën tonë të brishtë, ku ndarja, konflikti dhe mosbesimi janë në rritje, ne i tregojmë botës: po, është e mundur të jemi rivalë të ashpër, ndërsa në të njëjtën kohë të jetojmë së bashku në paqe dhe respekt”, tha ai.

Image

Sportistët

Unazat olimpike dolën nga një bllok akulli gjatë ceremonisë së hapjes.

Curler Eve Muirhead dhe skiatori alpin Dave Ryding, që të dy konkurrojnë në Olimpiadën e tyre të katërt Dimërore, mbanin flamurin e Britanisë së Madhe në stadium.

Image

Emrat e shteteve

Bach u tha sportistëve: "Ju do të tregoni se si do të dukej bota, nëse të gjithë respektojmë të njëjtat rregulla dhe njëri-tjetrin.

“Gjatë dy javëve të ardhshme do të garoni me njëri-tjetrin për çmimin më të lartë, në të njëjtën kohë do të jetoni të qetë së bashku nën një çati në fshatin Olimpik.

Image

"Atje, nuk do të ketë diskriminim për asnjë arsye."

Një numër vendesh shpallën një bojkot diplomatik të Lojërave, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Qeveria e Pekinit akuzohet për kryerjen e mizorive kundër popullsisë myslimane në provincën veriperëndimore të Xinjiang, me Kongresin Botëror të Ujgurëve që i përshkruan Lojërat si "një Olimpiadë gjenocidi". 

Ka pasur raporte që, përveç internimit të ujgurëve në kampe, Kina ka shtypur me forcë gratë ujgur.

Kina ka mohuar vazhdimisht akuzat për abuzime të të drejtave të njeriut në Xinjiang, duke këmbëngulur se kampet nuk ishin kampe ndalimi, por "qendra arsimore dhe trajnimi profesional", ndërsa IOC thotë se duhet "të qëndrojë neutrale për të gjitha çështjet politike globale".

Ka pasur gjithashtu shqetësime të përhapura për sigurinë e tenistes kineze Peng Shuai pasi ajo bëri akuza për sulm seksual kundër një zyrtari të lartë të qeverisë. Bach do të takohet ballë për ballë me Peng gjatë Lojërave.

Presidenti rus Vladimir Putin ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes, pasi u takua me presidentin e Kinës Xi Jinping më herët gjatë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat