Diellza Mahalla, kampione e Kosovës për juniore

Sporti

Diellza Mahalla, kampione e Kosovës për juniore

Nga: K.G. Më: 27 mars 2022 Në ora: 22:10
Majtas Halil Mahalla, në mes Diellza Mahalla e djathtas Gani Mahalla

Karateisja e talentuar, Diellza Mahalla, është kampione e Kosovës në kategorinë + 59 kg për juniore.

Diellza vazhdon traditën e familjes Mahalla, kur dihet se Fehmi Mahalla ka qenë kampion i Evropës në vitin 2004, po ashtu prof. Fahri Mahalla, kontribues i madh në karate e sport dhe në çështjen kombëtare, trajneri Ganiu, pastaj vëllezërit e tij Rexha, Syla, Hakiu, Nebiu, Halili.   

“Diellza Mahalla u bë sot kampione shtetërore në kumite (lufta), tradita po vazhdon me Klubin e Karatesë Kastrioti”, shkruan Halil Mahalla, president i klubit.

Diellza është e lumtur për titullin e radhës, duke u zotuar edhe për suksese më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat