Shqipëria nuk arrin dot të kapë finalet

Sporti

Shqipëria nuk arrin dot të kapë finalet

Më: 30 mars 2022 Në ora: 12:23
Shqipëria nuk arrin dot të kapë finalet

Në Hamar të Norvegjisë, u zhvillua Kampionati Europian i Qitjes, event ku mori pjesë edhe vendi ynë, me 4 qitëse femra. Bëhet fjalë për Kristina Anxhara, Gresia Balli, Manuela Delilaj dhe Manjola Konini.

Qitëset kuqezi morën pjesë në disiplinat pushkë 10 metra dhe pistoletë me ajër, po 10 metra. Asnjëra nga qitëset shqiptare nuk arriti të kalojë në fazën finale. Qitësja Kristina Anxhara përmirësoi rezultatin e mëparshëm në Europian, duke grumbulluar në 10 metra pushkë 505.9 pikë, pa mundur dot të hyjë në finale.

Në garën e 10 metrave pistoletë me ajër, garuan 3 qitëset e tjera kuqezi, ku rezultatin më të mirë e arriti Manjola Konini. Ajo grumbulloi 555 pikë, duke u renditur në vendin e 48-të.

Qitësja Gresia Balli grumbulloi 553 pikë (vendi i 50-të), ndërsa Manuela Delilaj u rendit në vendin e 57-të, me 538 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat