Bilalli në Kampionatin Evropian

Sporti

Bilalli në Kampionatin Evropian

Më: 5 prill 2022 Në ora: 11:38
Bilalli në Kampionatin Evropian

Klubi i Karatesë “Bashkimi 2002” nga Kumanova do të përfaqsohet nga Ylli Bilalli në kampionatin europian i cili do të mbahet nga data 17 deri në 19 qershor 2022 në Pragë të Çekisë.

Pjesëmarrja në këtë eveniment do të bëhet me vetëfinancim, sepse Federata e Karatesë e Maqedonisë së Veriut nuk do të mbulojë asnjë shpenzim.

"Ylli do të garojë në kategorinë e juniorëve -61kg, ndërsa trajneri aktual i klubit Mursel Misini u bënë thirrje të gjithë sportdashësve, biznesmenëve, firmave dhe komunës që të na ndihmojnë që të jemi pjesëmarrës në këtë eveniment.

Shuma e nevojshme për pjesëmarrje në këtë eveniment arrinë reth 50 000 denar dhe afati i fundit të pagesës së kësaj shume është deri më 08 prill 2022",thuhet nga KK Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat