Fatmir Sopi i kënaqur me rezultatet që arritën në Ulqin

Sporti

Fatmir Sopi i kënaqur me rezultatet që arritën në Ulqin

Më: 5 prill 2022 Në ora: 13:25
Fatmir Sopi i kënaqur me rezultatet që arritën në Ulqin

Trajneri Fatmir Sopi është i kënaqur me karateistët e tij, me rezultatet që kanë arritur në “Ulqini Open”. 

Synimet e Sopit, janë që me ekipin e tij, Ardhmëria nga Prishtina, të shënojnë rezultate edhe më të mira. 

“Morën pjesë në turneun tashmë tradicional të karatesë “Ulqini Open 2022”, që u mbajt në Ulqin.

Në këtë turne anëtarët e klubit në fjalë patën paraqitje shumë të mirë duke fituar 5 medalje dy të argjendta dhe tri te bronzta. 
Ensar Zejnullahu (kumite - junior-argjendtë), Mjellma Balaj (kadete-kumite-argjendtë), Riga Sheholli (kadete, kumite & kata dy te bronzta), dhe Erik Krasniqi (U14-kumite - bronztë).

Enes Zejnullahu, edhe pse pati paraqitje shume te denje në arenë, në fund mbeti pa plasman”, njofton Sopi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat