​Të dielën nis kampionati në automobilizëm në Ferizaj

Sporti

​Të dielën nis kampionati në automobilizëm në Ferizaj

Më: 16 prill 2022 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Kampionati i Kosovës në automobilizëm nis këtë të diel me garën e auto sllallomit, e cila mbahet në Ferizaj.

Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) dhe klubi organizator, AK Ferizaj, i kanë bërë përgatitjet e duhura për garë dhe nismë të mbarë të kampionatit.

Sipas njofitmit, gara mbahet në shtegun e improvizuar në rrugën “Brahim Ademi”, ndërsa gjatësia e shtegut është 1513 metra.

“Paraqitja në garë bëhet nga ora 09:00-10:00, ndërsa verifikimi i dokumentacionit bëhet deri në orën 11:30. Më pas vazhdohet me takimin e parë të Komisionit Sportiv dhe publikimin e listës startuese, ndërkohë që në orën 11:00 mbyllet shtegu për qarkullimin e veturave civile. Pas brifingut me garues dhe përgatitjet në start, fillon gara në konkurrencën e femrave, ndërsa pas përfundimit të saj pason gara në konkurrencën e meshkujve. Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë, zjarrfikësit, merimanga dhe kujdestarët do të jenë të pranishëm për çdo eventualitet”, thuhet në njoftim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat