Quartararo triumfon në Sachsenring

Sporti

Quartararo triumfon në Sachsenring

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 18:54
Quartararo triumfon në Sachsenring

Piloti francez Fabio Quartararo fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Gjermanisë në MotoGP, duke trumfuar në pistën e Sachsenring. Ai e nisi garën nga vendi i dytë, por mori komandën që në kthesën e parë dhe e ruajti atë deri në fund, duke e merituar fitoren.

Një triumf me shumë vlera për kampionin e botës në fuqi, që thellon edhe më shumë diferencën me rivalët e tij në kampionat. Për pilotin e Yamaha ky është suksesi i tretë sezonal, i dyti radhazi, duke konfirmuar momentin e mire që po kalon.

Rivali i tij kryesor për titullin, italiani Francesco Bagnaia (Ducati), u rrëzua pas disa xhirosh, duke zhgënjyer edhe pse e nisi garën nga “pole”. I dyti sot u klasifikua një tjetër francez, Johann Zarco me Ducati Pramac, ndërsa i treti doli australiani Jack Miller me Ducatin zyrtar.

Një garë që u komandua nga Quartararo, i pashqetësuar nga rivalët e tij, duke nisur që tani të hipotekojë titullin e dytë radhazi. Ky triumf ka shumë rëndësi, pasi vjen në një pistë ku që prej vitit 2013 triumfon vetëm një emër: Marc Marqeuz, që nuk garoi pasi është operuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat