Lojërat Mesdhetare Oran 2022/Grupi i parë i ekipit nga Kosova arrin në Algjeri

Sporti

Lojërat Mesdhetare Oran 2022/Grupi i parë i ekipit nga Kosova arrin në Algjeri

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 12:47
Grupi i parë i ekipit të Kosovës

Grupi i parë i ekipit të Kosovës për Lojërat Mesdhetare Oran 2022 ka prekur sot në qytetin e Oranit të Algjerisë.

Ekspedita nga Kosova u nis mbrëmë nga Prishtina drejt Shkupit, ku edhe u bë udhëtimi me aeroplan direkt për në Oran.

Në grupin e parë të ekipit bëjnë pjesë ekipet e atletikës, boksit, notit dhe badmintonit.

Nga data 25 qershor e deri më 6 korrik do të zhvillohet edicioni i 19-të i Lojërave Mesdhetare Oran 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat