Shabani pëson humbje në raundin e parë në “Oran 2022”

Sporti

Shabani pëson humbje në raundin e parë në “Oran 2022”

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 18:04
Shabani pëson humbje në raundin e parë në “Oran 2022”

Elhami Shabani ka debutuar sot në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Karateisti kosovar u mund në raundin e parë nga kampioni olimpik “Tokio 2020”, italiani Luigi Busa.

Elhami Shabani garoi në kategorinë deri në 75 kilogramë.

Tani, medalisti ynë i bronztë i Evropës mund të garojë në repesazh, nëse Busa kualifikohet në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat