Luftëra në kafaz në Kosovë! Alimehaj: Spektakël i paparë deri më tani

Sporti

Luftëra në kafaz në Kosovë! Alimehaj: Spektakël i paparë deri më tani

Nga: K. G. Më: 10 korrik 2022 Në ora: 20:20
Luftëra në kafaz në Kosovë!

Federata e arteve mikse Marciale do të organizojë turneun e dytë ndërkombëtarë (Kosova Fighting Series) më 1 gusht.
Një ngjarje që pritet me kureshtje në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. 

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së arteve mikse Marciale të Kosovës, Visar Alimehaj, tha se po bëhen përgatitjet e fundit, me synim që gjithçka të shkojë ashtu si i ka hije këtij spektakli. 

“Me 1 gusht nga ora 20:00 në ‘Klan Arena’, Federata e Arteve Mikse Marciale organizon eventin KFS - 2 (Kosova Fighting Series).

Image

Visar Alimehaj

Eventi do të sjell luftëtarët e kafazit më të mirë të Kosovës që gjenden në diasporë si dhe luftëtarë profesionist që kanë marr pjesë edhe në UFC.

Federata e Arteve Mikse Marciale garanton se do të jetë një spektakël i paparë deri më tani.

Priten shumë befasi tjera ditëve në vijim”, thotë Alimehaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat