Leka shpallet kampion Europe

Sporti

Leka shpallet kampion Europe

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 12:12
Leka shpallet kampion Europe

Shtangisti Kreshnik Leka merr medalje ari në Kampionatin Europian Masters të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Poloni. Leka, u shpall kampion në stilin e shkëputjes duke ngritur me sukses 115 kg.

Ndërkohë, në dygarësh nuk u klasifikua dot. Leka, i cili është shefi i Klubit Shumësportësh Teuta, garoi në kategorinë 96 kg, mosha 45 deri 49 vjeç.

Leka i sjell një medalje ari Shqipërisë nga Europiani i shtangës zhvilluar në Raszyn të Polonisë.

Ndërkaq, peshëngritësi tjetër që përfaqësoi Shqipërine, Severin Lushi doli i 4-ti.

Një performancë e mirë edhe nga Lushi, i cili me pak fat mund të ishte ngjitur në podium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat