Isak Curri: Kryetari i federatës është kryetar klubi, sekretari trajner klubi

Sporti

Isak Curri: Kryetari i federatës është kryetar klubi, sekretari trajner klubi

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2022 Në ora: 12:35
Isak Curri: Kryetari i federatës është kryetar klubi, sekretari trajner klubi

Në disa sporte kemi edhe zyrtar federate edhe trajner klubi.

Trajneri i klubit të karatesë AS Prishtina, Isak Curri, e konfirmon se në federatë ka edhe me pozitë dhe në anën tjetër është trajner në klub. 

“Kryetari aktual i federatës është kryetar i klubit, ndërsa sekretari i përgjithshëm i federatës është trajner klubi”, thotë Curri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Curri akuzon kreun e federatës me mënyrën se si ka ardhur në këtë pozicion!

“Kryetari I FKK-së ka ardh në krye të saj me vota të klubeve fiktive dhe me premtime të mëdha që do ta shkarkon sekretarin dhe selektorin e FKK-së.

Në momentin e ardhjes se tij në pozitë, prandaj sot mbas 6 muajve jo qe nuk i heq por po koordinohen me ta në shkarkimin e atyre qe kanë qasje ndryshe dhe kanë profil pozitiv në Komitetin e Karatesë. 

Jemi të bindur që karatenë po e fundosin keqpërdorimet e pozitave të  zyrtarëve të federatës dhe ju garantoj që karatenë e presin ditë dhe vite të vështira me këto qeverisje pa përgjegjësi individuale”, thotë Curri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat