Judge thyen rekordin 61-vjeçar në MLB

Sporti

Judge thyen rekordin 61-vjeçar në MLB

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 14:08
Judge thyen rekordin 61-vjeçar në MLB

Aaron Judge, lojtari i krahut të djathtë në skuadrën e New York Yankees, ekip i MLB-së (Major Leaguer Baseball) në Amerikë, ka vendosur një rekord në kampionat. Në ndeshjen e humbur ndaj Texas Rangers, në Arlington, ai realizoi “home run” nr.62 të sezonit (nxjerrja e topit jashtë fushe, te publiku, pas goditjes).

Rekordi me 61 dalje të topi jashtë fushe brenda një sezoni ishte vendosur në vitin 1961 nga Roger Maris po me skuadrën e Yankees.

Ndërsa në vendin e tretë, me 60 “home run”, ndodhet Babe Ruth. Ndërkohë që sot kemi një kampion të ri që mban këtë rekord, 30-vjeçari Aaron Judge.

“Sot u shkruajt historia, por ajo nuk ka përfunduar ende. Ka ende shumë faqe histori për t’u shkruajtur”, u shpreh presidenti amerikan Joe Biden, i apasionuar pas këtij sporti, që ka përgëzuar lojtarin Aaron Judge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat