Shaban Tërstena: Ky edicion i Oscar-it të Artë Olimpik, i gjashti me radhë, u mbyll me legjendat e sportit

Sporti

Shaban Tërstena: Ky edicion i Oscar-it të Artë Olimpik, i gjashti me radhë, u mbyll me legjendat e sportit

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 14:50
Fituesit e Çmimit "Oskar i Artë Olimpik"  

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, Shaban Tërstena, po ashtu fitues i shumë titujve tjerë, kampion i botës, Evropës, Lojërave Mesdhetare, dje ka organizuar ceremoni madhështore, duke ndarë pesë çmime “Oskar i Artë Olimpik”.

Ish mundësi i mirënjohur, sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, ka shkruar në profilin e tij në facebook, se organizimi i djeshëm ka qenë më i veçantë.   

 “Edhe ky edicion i Oscar-it të Artë Olimpik, i gjashti me radhë, u mbyll me legjendat e sportit. Deri më tani, të gjitha organizimet kanë qenë të veçanta, por e djeshme ishte diçka ndryshe.

Image

Shaban Tërstena, kampioni olimpik

Fituesit e Çmimit "Oskar i Artë Olimpik"  

Të ftuar ishin të gjithë  njerëz eminentë nga Shtipi, Tetova, Kosova, Shtipi, Kumanova, Koçani, Gostivari, Radovishi dhe Shkupi.

Image

Shaban Tërstena, Arlinda dhe Jana

Këta njerëz janë krenaria e mbarë kombit, së bashku me dy moderatoret e reja më të bukura Arlinda dhe Jana. 

Image

Të gjithë janë persona që kanë bërë dhe po bëjnë shumë në profesionet e tyre, për kombin dhe për shtetin e tyre prandaj jemi krenar me të gjithë.

Image

Zahir Shabani, Shaban Tërstena, Kemajl Goca, Ajet Shosholli dhe Gani Mahalla

Pavarësisht numrit ishte i kufizuar në këtë eveniment, ka pasur shumë njerëz legjendarë , njerëzit që ishin për shumë vite afër meje në kohërat më të vështira dhe njëkohësisht respektin për secilin që ka ditur të çmojë dhe vlerësojë suksesin tim, e në veçanti vlerat olimpike. 

“Oscari i Artë Olimpik” i parë i shkon gazetarit sportiv Kiril Manev. Ai ishte drejtor i Radio Shtipit për më shumë se 15 vjet. 

Image

Ajet Shosholl dhe kampioni Shaban Tërstena

“Oscari i Artë Olimpik” i dytë i takon komentatorit të njohur nga Tetova, Shaban Sinani, i cili për shumë vite është reporter  dhe  gazetari i palodhur  sportiv i TV Klan Maqedonia”.

“Oskari i Artë” i tretë shkon për Ipon.mk, portal është vetëm gazetar sportiv Venco Donev, nga Koçani i cili shkruan vetëm për sportet luftarak.

Image

Reshat Ibraimi dhe Shaban Tërstena

“Oscari i Artë Olimpik” i katërt i shkon gazetarit sportiv nga Prishtina, Kemajl Goca, jo rastësisht, Kemajli që në fëmijëri e donte sportin dhe ëndërronte të bëhej një ditë gazetar dhe të shkruante për sportistë të mëdhenj.

Synimi i tij u bë realitet, kur ishte 25 vjeç ishte pjesë e pandashme e gazetës “Bota sot”.

Image

5. Dhe së fundi, “Oscari i Artë Olimpik” i sivjetshëm shkon për gazetarin e njohur sportiv Vladimir Bullatoviq, i cili do ta marrë çmimin në emër të Redaksia “Ekipa” – gazetës së parë elektronike sportive në Maqedoni. “Duajeni sportin, lexoni sportin, jetoni me sport" - është motoja me të cilën udhëhiqet “Ekipi”, 

Image

Pamja nga manifestimi

Faleminderit të gjithëve, shihemi vitin e ardhshëm, kur njëri prej jush do të jetë ndër fituesit e ardhshëm të "Oscarit

të Artë Olimpik" 2023. Përshëndetje sportive te gjithëve”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat